TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2024, 15:50

Aksident tragjik në Kurbin, humbin jetën dy persona!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Kurbin, humbin jetën dy persona!

Mësohet se 60-vjeçari ka humbur kontrollin e zetorit dhe së bashku me 21-vjeçarin kanë rënë në kanal dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Kurbin, ku kanë humbur jetën dy persona, 60 dhe 21 vjeç. 

Mësohet se 60-vjeçari ka humbur kontrollin e zetorit dhe së bashku me 21-vjeçarin kanë rënë në kanal dhe janë zënë poshtë nga mjeti. Në pamundësi për të dalë, të dy persona dyshohet kanë ndërruar jetë si pasojë e mbytjes, pasi kanali ku kanë rënë kishte ujë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë-Kuqe, ndërsa ende nuk dihet dinamika e aksidentit. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, bunes në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

Ndërkohë një dëshmitar ka parë të gjithë aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Fushë Kuqe. Ai tha se kishte qenë djali i tij nga Belgjika që kishte hyrë në ujë për ti dhënë ndihmën e parë por viktimat kishin humbur jetën.

Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Nga shtëpia po shkonin tek toka të punonin. Ai merrej me bostan, djali ishte hallexhi, e merrte në punë”, tha banori i zonës.

Lini një Përgjigje