
Artur S, Bashkim O, Arben I dhe një i burgosur janë 4 ‘bosët’ e kokainës që po bëjnë namin në Europë.
Falë telefonave të përdorura për marrjen me qira, hetuesit kanë gjetur gjurmët e katër personave, përfshirë një të burgosur në Barcelonë në lidhje me një rast me 441 kg kokainë.
Hetimi shtrihej në Evropë dhe kryesisht në Spanjë, organizata kriminale ka degëzime globale.
Ajo është aktive në trafikun e armëve, makinave dhe drogës, si dhe me prostitucion. Bëhet fjalë për transferime futbollistësh për shuma të konsiderueshme.
Menaxherët i investojnë të ardhurat e tyre në pasuri të paluajtshme në Gjermani, Shqipëri, Itali dhe Spanjë, kryesisht në Mallorca.
Të pandehurit janë takuar në Antile për të diskutuar për ndërtimin e një rrokaqiell në Tiranë.
Do të ishte edhe ky ishull Balearik që do të ishte epiqendra e organizatës dhe toka e zgjedhur e liderit të saj Bashkim O.
Ky kosovar, i cili ashtu si Artur S., do të vendosej në Majami, ishte shënjestruar në Spanjë nga hetimet që nga viti 2018.
Artur S. si dhe një nga të pandehurit që aktualisht po gjykohet në Bruksel, Arben I. mësohet se kanë marrë pjesë në takime në Mallorca si dhe në Itali, gjatë të cilave u diskutua për investimet në pasuri të paluajtshme të financuara nga paratë e drogës.
Hetuesit besojnë se ka pasur edhe një takim në Aruba (Antilet Hollandeze) gjatë të cilit është diskutuar investimi në një rrokaqiell në Tiranë (Shqipëri). Anëtarët e grupit kriminal udhëtuan atje me avion privat.
Zyrtarët shqiptarë thuhet se morën pjesë në këtë takim për të lehtësuar marrjen e lejeve të ndërtimit. Kjo u mohua të hënën nga Arbeni I, i cili megjithatë pranon se ka lidhje shumë të larta në Tiranë.
Në këtë kuadër, flitet edhe për dorëzimin e një ore me vlerë 400 mijë euro.
Sektori transportonte kokainën nga Amerika e Jugut në Belgjikë përmes kanaleve të ndryshme me anije peshkimi të cilat e lënë kokainën në det ku ajo merret me jahte, me fluturime komerciale, me avionë privatë apo edhe në kontejnerë.
Lini një Përgjigje