TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Prill 2024, 15:33

Grabitën 13 banesa, arrestohen anëtarët e bandës shqiptaro-italiane në Spanjë!

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën 13 banesa, arrestohen anëtarët e bandës

Tre anëtarë të një bande kriminale shqiptaro-italiane, të përfshirë në grabitje janë arrestuar nga policia spanjolle.

Grupi me shqiptarë dhe italianë kishin kryer grabitje në qytetet A Laracha, Bergondo, Carral dhe Culleredo. Garda Civile i ka lokalizuar në Arteixo, ku ishin vendosur. Nga atje ata u zhvendosën dhe sulmuan shtëpitë në zonat kufitare.

Ata kanë shfrytëzuar mungesën e pronarëve të banesave si gjatë festave për të kryer grabitjet, duke lënë sa më pak gjurmë dhe duke komplikuar kështu hetimet. Ky grup u përqendrua kryesisht në shtëpi të izoluara. Garda Civile i lidh ata drejtpërdrejt me deri në trembëdhjetë grabitje në qytetet A Laracha, Bergondo, Carral dhe Culleredo.

Hetimi shterues bëri të mundur gjetjen e vendit ku grupi ruante sendet e vjedhura, duke sekuestruar bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë.

kronikë

Lini një Përgjigje