TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Prill 2024, 07:17

Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën 44-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Çermë-Divjakë të Lushnjë, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motor. Mësohet se pas aksidentit, furgoni ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Drejtuesi i motorit 44-vjeçari Gëzim Allpici mbeti i vdekur ndërsa drejtuesi i automjetit 22-vjeçari Ismail Osmani ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

"Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njoftoi policia.

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje