
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku për pasojë, një persona ka mbetur i plagosur.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Harkun e Berdicës dhe se i plagosur ka mbetur 17-vjeçari, Amarildo Gjergji, ndërsa autori Genti Dushku është larguar nga vendngjarja.
Forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Gjithashtu raportohet se 17-vjeçari, që ka mbetur i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
"Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje