TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Maj 2026, 14:54

U denoncua për ngacmim seksual nga pacientja, Gjykata lë në 'arrest shtëpie' kirurgun 72-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

U denoncua për ngacmim seksual nga pacientja, Gjykata lë në

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun kirurg Nikolla Nunka, 72 vjeç, pas denoncimit të bërë nga një 21-vjeçare.

E reja nga Korça pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mjeku gjatë periudhës kur ishte e shtruar në spital, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit. Denoncimi ndaj kirurgut u bë publik tre ditë më parë, ndërsa organet hetimore kanë nisur verifikimet për rastin.

Deri më tani nuk dihet nëse mjeku ka dhënë versionin e tij para gjykatës apo prokurorisë lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Kujtojmë se, kallëzimi i së resë u regjistrua këtë të hënë, më 11 maj. Sipas denoncimit, e reja ishte paraqitur në urgjencë për dhimbje barku dhe të vjella, dhe pas kontrolleve mjekësore ishte vendosur që të nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit. Gjatë procedurës, mjeku dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht, duke e prekur në pjesë intime nën pretendimin se po kryente kontroll mjekësor.

Policia mori dëshminë e 21-vjeçares dhe nisi menjëherë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e kirurgut. Ai rezulton i dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Korçës me 2.5 vite burg për “korrupsion pasiv” dhe iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për 6 muaj.

 

nikolla nunka mjeku akuza mase sigurie arrest shtëpie

Lini një Përgjigje