TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2024, 21:02

U bllokua brenda makinës, momenti kur forcat zjarrfikëse nxjerrin të plagosurin e aksidentit tragjik në Tepelenë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U bllokua brenda makinës, momenti kur forcat zjarrfikëse nxjerrin

Një aksident i rëndë u riregjistruar mbrëmjen e sotme në by-passin e Tepelenës, i cili rezultoi fatal për katër persona dhe plagosi dy të tjerë.

Si shkak i aksidentit që përfshiu 3 makina, pesë persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin.

Më i vështirë ka qenë operacioni për të nxjerrë një nga pasagjerët e mjetit “Toyota Yaris”, që ishte ngjeshur i gjithi nmga përplasje e fortë me mjetin tjetër tip “Benz”.

Në video duket qartë momenti kur forcat zjarrfikëse presin metalin e makinës dhe nxjerrin një nga të plagosurit, për ta dërguar më pas drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

 

 

Lini një Përgjigje