
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pak orë më parë në qytetin e Tepelenës, ku humbën jetën 4 persona.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”.
Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij. Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar katër viktima ende të paidentifikuara, dhe dy të plagosur po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Lini një Përgjigje