
Dy shqiptarë kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali.
Aksidenti tragjik u regjistrua mbrëmjen e djeshme rrugës për në Casilina, mes Colleferro dhe Anagni.
Policia njofton se të tre, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMË të zezë në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit. Makina është përmbysur, ndërsa të plagosurit janë nxjerrë nga ana e pasagjerëve.
Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, ku dy viktimat kanë ngecur brenda. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë.
Përveç karabinierëve nga Colleferro, në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur dot t’i shpëtojnë. I plagosuri u transportua menjëherë për në spital.
Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan nga gjurmët e gishtërinjve. Sipas policisë, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje si dhe vetë mjeti rezultonte i vjedhur. Tre të rinjtë janë të dënuar më parë për krime pronësie.
Lini një Përgjigje