TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2024, 11:03

Shantazhonte dhe kërcënonte 21-vjeçaren për t’i dhënë para, arrestohet i riu në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shantazhonte dhe kërcënonte 21-vjeçaren për t’i

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kanoste dhe shantazhonte nëpërmjet celularit, një 21-vjeçare, për t’i dhënë para.

Sipas policisë, 22-vjeçari Gerald Dragoti banues në Elbasan është kapur në flagrancë në momentin që do të merrte një shumë parash, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Ai u kap në një parkim në Tiranë kur po i merrte 500 dollarë 21-vjeçares.

"Kanoste dhe shantazhonte nëpërmjet celularit, një 21-vjeçare, për t’i dhënë para, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

22-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që do të merrte një shumë parash, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Sapo ka marrë kallëzim se një shtetase shantazhohej për të dhënë para, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër ka organizuar punën për të arrestuar autorin. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi: G.D., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale", njoftoi policia.

 

 

Lini një Përgjigje