
Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi po ndërtonte pa leje në një zonë të mbrojtur. Asar Basha ka rënnë në prangat e policisë dhe janë sekuestruar 2 automjete që përdoreshin për transportimin e inerteve.
30-vjeçari dyshohet se po ndërtonte këto katër shtëpi druri pa lejën përkatëse mbi një platformë të betonizuar, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë këtë zonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje