TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 22:22

“Në kurthe me femra”, gazetari: Si po eliminohet grupi i Niklës, një skuadër qitësish i ndjek këmba këmbës

Shkruar nga Pamfleti

“Në kurthe me femra”, gazetari: Si po eliminohet grupi i

Gazetari Dritan Laci ka folur për luftën mes grupeve kriminale dhe ka treguar se po tentohet të eleminohen anëtarët e grupit të Niklës. Kjo gjë sipas tij do të çonte në pamundësi për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda kriminale, që nga vrasja e bankierit Artan Santo, deri tek zhdukja e Enver Stafukës dhe vrasja e Bardhok Pllanajt.

Laci tregoi edhe më shumë detaje duke thënë se një grup qitësish po i ndjek këmba këmbës anëtarët e grupit të Niklës për t’i vrarë, madje sipas tij, njërit prej tyre i kanë bërë edhe 2 atentate.

Në detaje të tjera, gazetari tha se se për t’i futur në kurth anëtarët e këtij grupi kriminal, po përdoren edhe femrat.

“Nga eleminimi i bandës së Niklës, ne do të jemi në pamundësi për të zbardhur ngjarjet e rënda në disa vende në Shqipëri. Njërit përshembull i kanë bërë dy atentate të rënda. Shpresojmë të mos i bëjnë edhe një të tretë që të mos jetë ai viktima e radhës. Mesa duket është një grup që po i ndjek, një grup qitësish që po i ndjek këmba këmbës për t’i hequr qafe.

Po përdor të gjitha mënyrat, duke i futur femra apo duke i futur në kurthe e me radhë. Ka ngjarje shumë të rënda duke filluar nga Santo, nga Enver Stafuka, nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Lezhë, nga vrasja e Bardhok Pllanajt, e me radhë, të cilat nëse ky grup shkon drejt eleminimit të plotë, këto ngjarje nuk do të zbardhen më kurrë.

Shteti nuk është interesuar fare që hajde ta gjejmë këtë Gentjan Bejtjan se ndoshta e bëjmë të penduar, i shpëtojmë jetën. Ai aty ka qenë, në një qytet në veri të vendit”, tha gazetari Laci për Euronews Albania.

banda e nikles dritan laci krim

Lini një Përgjigje