TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 22:07

"Pistoletën në kokë oficerit", ish-drejtuesi i policisë: Uniformat blu bëjnë kompromis me bandat për të hyrë në Nikël

Shkruar nga Pamfleti

"Pistoletën në kokë oficerit", ish-drejtuesi i

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Arjan Hoxha, thotë se politika në Shqipëri pengon punën e Policisë dhe Prokurorisë për të hetuar krimin e organizuar. Madje sipas tij, në disa raste politikanët shfaqen krah tyre, duke i vendosur edhe pistoletën në kokë efektivëve të Policisë.

Ish-drejtuesi i Policisë foli për Niklën si një ‘zonë e kuqe’ ku Policia e ka të vështirë të ndërhyjë. Ai tha gjithashtu se fatkeqësisht ka pasur raste që forcat speciale kanë bërë kompromise me bandat në Nikël për të ndërhyrë atje.

“Është një zonë e cila futet në zonat e kuqe për Policinë e Shtetit. Ndoshta më e rrezikshmja për Policinë. Nga viti 2013 e më pas, veprimtaria e atyre grupeve kriminale është shtrirë në gjithë Shqipërinë, kanë akumuluar financa të frikshme. Ata rakordojnë me gjithë krimin që operon në Shqipëri.

Është e pamundur nga Policia lokale, madje edhe forcat speciale e kanë të vështirë për të hyrë në atë zonë. Fatkeqësisht disa herë i janë dashur edhe kompromise. Sidomos për të hyrë në Nikël. Pra kompromise kur ndërhyjnë forcat speciale, që do të kemi 1,2,3 gjëra. Pra kaq komplekse janë gjërat sa nuk dihet ku do të ndërhyjë Policia. Është një zonë që realisht është jashtë kontrollit të shtetit.

Ndërhyrja e Politikës e dëmton punën e Policisë apo të Prokurorisë. Ky është realiteti shqiptar. Kur vjen atje, politikani shoqërohet me kriminel. I vënë edhe pistoletën në kokë oficerit të policisë që sot është në azil. Ky është një mesazh për çdo punonjës Policie. Edhe ne themi pse e ka të vështirë për të ndërhyrë Policia, sigurisht që e ka të vështirë, ai të vjen në Komisariat të vë pistoletën në kokë”, tha Hoxha për Euronews Albania.

nikel policia arjan hoxha

Lini një Përgjigje