TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 20:58

Si u nda grupi i Niklës në dysh, gazetari Laci tregon dinamikat: Gentjan Bejtja nuk vajti në varrimin e Çalit

Shkruar nga Pamfleti

Si u nda grupi i Niklës në dysh, gazetari Laci tregon dinamikat:

Gazetari Dritan Laci ka treguar dinamikat lidhur me grupin e Niklës dhe se si u ndanë në dy pjesë. Ai tha se ndarja e grupit u kuptua kur Gentjan Bejtja, që u vra dje, nuk shkoi në varrimin e Iljaz Çalit (i cili ishte aksioner në minierën e Bulqizës), pasi aty ishin Bamët.

Ai tha gjithashtu se Policia nuk duhet të nxitonte për ta lidhur vrasjen e Gentjan Bejtjas me mikun e Ervis Martinajt, Eljon Haton, makina e të cilit u gjet ditën e djeshme në Sauk, rreth një orë pas ngjarjes.

“Nxitimi i Policisë për t’i vënë një emër ngjarjes dhe për të thënë që autor është miku i Ervis Martinajt, Eljon Hato, është një veprim i nxituar. Unë nuk e di si lidhen Hato me Bejtjan, por di që Bejtja është një person që ishte në epiqendër të shumë personave të tjerë.

Kur është vrarë Iljaz Çali, njëri që kishte minierën e Bulqizës para disa kohësh, aty u kuptua se grupi i Niklës ishte çarë në dysh. Pra sepse Gentjan Bejtja nuk vajti në varrimin e mikut të tij sepse aty ishin Bamët. Pra ai grup që kishin vepruar sëbashku që nga 2013, tani nuk ishin më bashkë.

Por Çali pavarësisht se kishte aksione në minierën e Bulqizës, del edhe në një ngjarje tjetër që është grabitja në Rinas, ka qenë i dyshuar, ka bërë kontrolle Policia në banesën e tij. Pra është shumë e vështirë për të gjetur kush është grupi që ka investuar për vrasjen e Bejtjas. Prandaj Policia nuk duhet të nxitonte të dilte në përfundim për këtë ngjarje”, tha Laci në një intervistë për Euronews Albania.

gentjan bejtja nikla

Lini një Përgjigje