
Një atentat ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e 12 marsit, si pasojë e të cilit u plagos studenti i Akademisë së Sigurisë Gjergj Ndërshtiqaj, dhe kunati i tij Gjon Nika.
Goditja për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqajt në polici apo e vëllait të tij, Marjan Ndërshtiqaj si Drejtor i Drejtorisë rajonale të shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, është pista kryesore ku grupi hetimor po punon për të zbardhur këtë atentat. Gjatë marrjes në pyetje dy të plagosurit në ngjarje dëshmuan se nuk kanë probleme dhe se nuk e dinë se kush mund t’i ketë qëlluar.
Tashmë është publikuar edhe video e momentit të atentatit, ku duken dy të plagosurit të cilët arrijnë të dalin nga makina e shpëtojnë mrekullisht nga atentati. Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës. Ndërkohë që si pasojë e breshërisë së plumbave, makina shpërthen në flakë.
Në pamjet e publikuara nga ABC News nga kamerat e sigurisë, shihet se autorët largohen me një Benz ngjyrë gri. Kjo makinë më pas u gjet e djegur, ndërsa brenda saj ishin të shkrumbuar edhe 3 kallashnikovë.
Lini një Përgjigje