TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 15:06

Batërdia me ndërtimet në Sarandë, gjykata rrëzon operacionin e prokurorisë dhe liron të gjithë të ndaluarit

Shkruar nga Pamfleti

Batërdia me ndërtimet në Sarandë, gjykata rrëzon

Të arrestuarit e pak ditëve më parë për aferat me ndërtimet në Sarandë kanë dalë sot para gjykatës. Edhe pse kanë shpërdorur detyrën, gjykata i ka lënë të gjithë të lirë.

Gjyqtari Mikel Hysometaj ka hedhur poshtë, operacionin e Prokurorisë së Sarandës, duke shpallur të paligjshme ndalimet dhe duke ndryshuar masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria për 4 nga të ndaluarit e duke lënë të lirë në total 6 prej tyre. Edhe pse Prokurorja Silvana Belishta kishte kërkuar “Arrest në shtëpi” për Ermen Strokën, Erald Likën, Denis Balilin, Viktor Qesarin, Oltion Durmishin dhe Tonin Simonin, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT, të dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Ina Papa, zyrtare e ASHK dhe Manushaqe Saliko ish-zyrtare e IKMT, të ndaluara nën të njëjtën akuzë, Gjyqtari Hysometaj ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 6 nga të ndaluarit duke lënë në “Arrest shtëpie” vetëm Strokën dhe Likën. Praktikisht Hysometaj ka lënë të lirë inspektorët e IMT të Bashkisë Sarandë dhe të IKMT.

Ndërkohë ditën e sotme është dorëzuar në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij do të zhvillohet ditën e hënë. Policia vazhdon ende të kërkojë Mariel Muratin dhe Kozeta Stathën, të dy ish Drejtorë të ASHK Sarandë.

Personat si mësipër në ushtrim të detyrave funksionale të tyre, kanë lejuar në shkelje të ligjit ndërtimin   pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7 katësh (hotel)  pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti. Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore”, njoftonte prokuroria gjatë operacionit.

 

Lini një Përgjigje