TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 12:31

“Benz”-i i blinduar i Eljon Hatos në Sauk, gjenden dy armë zjarri dhe një bllokues valësh

Shkruar nga Pamfleti

“Benz”-i i blinduar i Eljon Hatos në Sauk, gjenden dy armë

Mësohet se në makinën e sekuestruar hetuesit kanë zbuluar prova të rëndësishme.

Në makinën e bllokuar nga policia ditën e djeshme në Sauk që i përkiste Eljon Hatos, policia ka gjetur një automatik, një pistoletë dhe një bllokues valësh.

Në një vilë ngjyrë të bardhë policia ka zbuluar një makinë “Benz Mercedes” të blinduar që policia hodhi dyshimet se i përkiste mikut të Ervis Martinajt.

Mësohet se në makinën e sekuestruar hetuesit kanë zbuluar prova të rëndësishme.

Në këtë makinë gjatë këqyrjes, policia ka zbuluar një armë zjarri automatik, një pistoletë dhe një bllokues valësh të telefonave celularë.

Për të zbuluar pronarin e këtyre sendeve të kundërligjshme blutë i kanë dërguar në Policinë Shkencore për gjurmë të ADN-së.

Sipas policisë, makina i përket Emiliano Ninës, kushëririt të Ervis Martinajt.

28 vjeçari Emiliano Nina ndodhet në paraburgim pasi u arrestua në tetot të vitit të kaluar si personi që shkaktoi aksidentin e frikshëm te Diga e Liqenit të Tiranës në 22 gusht të 2023-it.

Përgjatë gjithë natës ka pasur krehje të zonën e Saukut me qëllim kapjen e Hatos, por pa sukses.

 

 

eljon hato sauk benz arme zjarri bllokues valesh

Lini një Përgjigje