TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 11:44

Vrasja e e Gentjan Bejtjas, policia "rrethon" zonën e Niklës dhe Larushkut

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e e Gentjan Bejtjas, policia "rrethon"  zonën e

Policia ka vijuar kontrollet gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në gjithë zonën e Niklës dhe Larushkut, me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Mësohet se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona.

Gentjan Bejtja u ekzekutua me armë zjarri ditën e djeshme në oborrin e banesës së tij.

Autorët dyshohet se ishin 4, njëri prej tyre priste në makinë , teksa tre të tjerët u futën në oborrin e banesës së Bejtjas dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Bejtja i kishte shpëtuar një atentati në korrik të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët, 13 dhe 8 vjeç. 

 

Lini një Përgjigje