
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Gentjan Bejtjas në Larushk.
Sipas policisë, dyshohet se autorët janë futur nga banesa e fqinjit të 42-vjeçarit.
Sipas informacioneve mësohet se shtëpia e Bejtjas është e rrethuar me mur të lartë, ndërsa në krahun e fqinjit vetëm gardh me pemë dekorimi.
Sakaq, dyshohet se autorët janë të njejtët me ata që i bënë atentat në vitin 2023 ku nga të shtënat mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino si dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.
Policia ka sekuestruar disa kamera të zonës për të parë dinamikën që kanë ndjekur autorët e vrasjes, të cilat kanë qenë të maskuar.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi, që sipas të dhënave paraprake, janë qëlluar nga tre kallashnikovë. Më pas, autorët kanë marrë drejtimin për nga fshati Hasan në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës vetëm disa kilometra larg vendit të ngjarjes ku edhe kanë djegur makinën.
Sipas hetuesve, dyshohet se aty janë pritur nga një tjetër automjet që i ka larguar nga vendi ku i kanë vendosur flakën automjetit te dyshuar se u përdor në krim.
Kush është Gentian Bejtja
Gentian Bejtja, një ish polic burgjesh, që më herët ishte pjesë e botës së errët.
Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka në makinë me të. Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.
I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh jo vetëm në zonën e Fushë-Krujës. Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.
Më herët i u përfol që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Po për mungesë provash, ai u la i lirë dhe dhe në vrasjen e Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe kur qëlluan Marklen Hakën.
Lini një Përgjigje