TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 11:00

Jetonte prej 15 vitesh në Shëngjin, zbardhen detaje nga aksidenti ku humbi jetën francezi

Shkruar nga Pamfleti

Jetonte prej 15 vitesh në Shëngjin, zbardhen detaje nga aksidenti ku

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur mesnaten e të enjtes në superstradën Lezhë-Laç, ku humbi jetën shtetasi francez Alian Peron.

Nga veprimet hetimore të policisë në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se parakalimi i gabuar i automjetit tip "Benz", që drejtohet nga 23-vjeçari Samuel Çela është bërë shkak për përplasjen e fortë që i mori jeten 65-vjeçarit, i cili po udhetonte i vetem përgjatë superstrades në drejtim të Lezhës.

I riu nga Fusha-Kuqja i cili u largua ngë vendi i aksidentit u vu në pranga disa orë më vonë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë, në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë.

Ndërkohë viktima e këtij aksidenti, 65-vjeçari Alian Peron kishte banesë në zonen turistike të Shëngjinit dhe jetonte prej 15 vitesh aty. Ai kishte mësuar gjuhën shqipe dhe ishte i apasionuar pas natyrës dhe bregdetit, ku pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke shëtitur nëpër zona të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj.

 

shengjin detaje francezi

Lini një Përgjigje