![]()
Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Lezhë, në afërsi të fshatit Spiten.
Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, duke përfunduar në dy anët e parcelave në anësore.
Bëhet me dije se në njërin nga automjetet është gjetur i plagosur një shtetas francez, i cili u trasportua drejt Spitalit të Traumës.
Ndërsa në mjetin tjetër, ende nuk është gjetur asnjë person, ndërsa policia dhe punonjësit e zjarrfikëses janë në kërkim për të plagosur të tjerë.
Lini një Përgjigje