TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2024, 21:02

Makina përplaset me karburantin, plagosen rëndë 3 persona në Durrës; një tjetër mbetet i bllokuar në makinë

Shkruar nga Pamfleti

Makina përplaset me karburantin, plagosen rëndë 3 persona në

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Një mjet është përplasur me një karburant dhe për pasojë janë plagosur tre persona. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit, pasi pas përplasjes makina është bërë copë-copë.

Katër persona janë nisur drejt spitalit për mjekim, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

Sakaq, mësohet se një prej personave është akoma në automjet. Shofer i makinës ka qenë një 30-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

makina karburant durres plagosje 3 persona

Lini një Përgjigje