TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2024, 16:35

U kapën në "shtëpi bari", arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kapën në "shtëpi bari", arrestohen dy të rinj

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur në një serë kanabisi në Itali.

Në Cascina Cascinazza di Cozzo (Pavia), një komunë në Lomellina, dy shqiptarë kishin përdorur disa dhoma si sera për të organizuar një kultivim kanabisi, i përbërë nga 300 bimë të pjekura dhe 300 të tjera në fazën e rritjes, me peshë totale 720 kilogramë.

Për prodhimin e energjisë (e mbështetur edhe me një sistem të sofistikuar klimatizimi dhe ndriçimi), ata kishin krijuar një lidhje të paligjshme me energjinë elektrike, me tërheqje ditore prej 150 kw energji.

Dy shqiptarë të moshës 22 dhe 19 vjeç u arrestuan nga karabinierët, pasi ishin përgjegjës për prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

2 shqiptare itali shtepi bari

Lini një Përgjigje