TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2024, 13:25

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, lihen në burg dy autorët

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, lihen në burg dy autorët

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arest me burg” për dy të rinjtë Florjan dhe Klajdi Muka të cilët akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë qytetin e Fierit, ku Grei Bihuci mbeti i vrarë pasi ndërhyri për të shuar sherrin mes autorëve dhe shokut të tij.

Florian Muka dhe Klajdi Muka akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim.

18-vjeçari Florjan Muka ra në prangat e policisë pasi goditi për vdekje me thikë Bihucin dhe plagosi 20-vjeçarin Olti Serjanaj.

Ndërsa Klajdi Muka u arrestua vetëm një ditë më pas.

Konflikti i nisur në rrjetet sociale përfundoi në përleshje fizike duke shkaktuar një viktimë. Sipas dosjes hetimore, mësohet se sherri ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar për një thikë dhe në të janë përfshirë disa persona. Konflikti ka zgjatur deri në ditën e ngjarjes ku të rinjtë janë takuar për t’u sqaruar, por pikërisht në këtë moment në konflikt janë përfshirë më shumë persona.

Personat e përfshirë në sherr ditën e ngjarjes kanë qenë dy personat e arrestuar Florjan e Klodjan Muka, Grei Bihuci, Olti Serjanaj, Nebi Alimadhi dhe dy persona të paidentifikuar, palë me Nebiun dhe Grei Bihucin.

Lini një Përgjigje