TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2024, 12:35

Refuzoi ndarjen, shqiptari dhunon dhe tenton të përplasë me makinë ish-të dashurën në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Refuzoi ndarjen, shqiptari dhunon dhe tenton të përplasë me

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi të shtypte me makinë ish-të dashurën e tij pasi i ka kërkuar ndjarjen.

Ngjarja ndodhi në provincën e Alessandrias. Mediat fqinje raportojnë se 43-vjeçarja donte të ndahej nga shqiptari ndërsa ai nuk e ka pranuar ndarjen.

Ai e ka përndjekur me makinë dhe ka tentuar ta përplasë. 43-vjeçarja arriti t’i shpëtojë goditjes së makinës, por shqiptari nuk është mjaftuar me kaq teksa ka dalë nga makina dhe e ka goditur pa mëshirë.

Disa kalimtarë kanë arritur ta ndalojnë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ofircerët e policisë dhe kanë vënë në pranga shqiptarin.

Lini një Përgjigje