
Një argjendari është vjedhur gjatë orëve të natës në "Rrugën e Dibrës" në Tiranë.
Dyshohet se autor ishte vetëm një person, i cili i maskuar ka mundur të futet brenda dhe të marrë sende me vlerë rreth 10 milionë lekë të vjetëra.
Raportohet se autori ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, teksa ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.
Policia po punon për identifikimin e tij, teksa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.
Lini një Përgjigje