TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2024, 09:17

Vrasja e Grei Bihucit në Fier, prokuroria kërkon "arrest me burg" për dy kushërinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Grei Bihucit në Fier, prokuroria kërkon "arrest me

Dy të rinjtë Florjan Muka dhe Klajdi Muka të cilët vranë me thikë në qendër të Fierit, Grei Bihucin, njihen sot me masën e sigurisë.

19-vjeçari u fut për të ndarë sherrin mes dy kushërinjve dhe shokut të tij Olsi Serjanit por u plagos me thikë. Fatkeqësisht i riu ndërroi jetë rrugës për në spital.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për dy të rinjtë, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”.

Grei Bihuci, nxënës i informatikës në shkollën “Petro Sota” u godit me thikë paraditen e së hënës, (11 mars)  në qendër të qytetit të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka. Ai kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin e shokut të tij, Olsi Serjani me dy kushërinjtë Muka nga fshati Kallm. 18-vjeçari Florjan Muka i cili kreu vrasjen bashkë me djalin e xhaxhait të tij, Klajdi Muka janë prangosur nga policia. Ndërsa 20-vjecari Serjani që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se zanafilla e konfliktit është një foto në rrjetin social “Snapchat”. Debatin e kanë nisur kushërinjtë Muka me Olsi Serjanin dhe një tjetër i mitur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Prej disa ditësh ata shaheshin në rrjetet sociale dhe u dërgonin foto me thika njëri-tjetrit, duke demonstruar forcën.

Ditën e hënë (11 mars), kushërinjte Muka e kishin lënë për tu sqaruar ballë për ballë me Olsi Serjanin. Ky i fundit ka thirrur në ndihmë mikun e tij, Grei Bihuci. Sqarimi nuk ka shkuar ashtu siç duhet pasi të rinjtë janë përleshur fizikisht pranë urës së Gjanicës në Bulevardin Jakov Xoxa. 18-vjecari ka nxjerr thikën dhe i ka qëlluar të dy, duke lënë të vdekur Grei Bihucin dhe të plagosur Olsi Serjanin.

Lini një Përgjigje