TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2024, 22:00

Batërdia me ndërtimet në Sarandë dhe Ksamil, valë arrestimesh në IMT, Kadastër dhe Bashki

Shkruar nga Pamfleti
Batërdia me ndërtimet në Sarandë dhe Ksamil, valë
Kadastra Sarandë

Këta zyrtarë dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazhit.

Një numër i madh zyrtarësh në Sarandë janë ndaluar nga policia në kuadër të një hetimi që ka nisur prokuroria për abuzime me lejet e ndërtimit. Mësohet se janë arrestuar dhe shoqëruar zyrtarë të IMT, Hipotekës, ish-ALUIZNIT dhe pushtetit lokal.

Numri i personave për të cilin janë miratuar masat e sigurisë është 13, ndërsa deri tani janë shoqëruar 9 persona.  Këta zyrtarë dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazhit.

Pak javë më parë oficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë mbërritur në zyrat e Kadastrës Sarandë.

Burimet në atë kohë raportonin se u kryhen kontrolle dhe sekuestrime dokumentacioni në lidhje me hetimin e nisur për shkelje të dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, që çuan në shkarkimin e Aida Demit, por edhe për aferat me ndërtimet. Ademi u shkarkua pasi familjarë të saj kishin përfituar prona në bregdet.

Saranda dhe Vlora janë dy qytete ku drejtuesit e Kadastrës janë ndërruar thuajse çdo muaj për shkak të presioneve dhe kërcënimeve lidhur me pronat. Pritet që nesër të ketë më shumë detaje mbi akuzat konkrete për secilin zyrtar.

Të shoqëruar

1. Oltion Durmishi

2. Apostol Qesari

3. Ermen Stroka

4. Ina Papa

5. Denis Balili

6. Manushaqe Saliko

7. Erald Lika

Në kërkim

1. Andri Dhima

2. Kozeta Statha

Lini një Përgjigje