28-vjeçari Bruno Çobo doli sot para Gjykatës së Posaçme, 1 ditë pas ekstradimit të tij nga Dubai.
Togat e zeza i komunikuan masën e arrestit në burg që ishte marrë në mungesë, sa i takon përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milion euro ndaj shtetasve italianë përmes platformave të call center-ave.
Në sallën e gjyqit, Çobo hodhi poshtë deklarimet se ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar, teksa u shpreh se kishte udhëtuar i vetëm drejt Shqipërisë me vendimin për t’u vetëdorëzuar.
“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, u shpreh ai.
Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri.
Lini një Përgjigje