TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2024, 22:36

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Mbi një orë i bllokuar në makinë, nxirret gjallë i riu

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Mbi një orë i

Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë të makinës nga zjarrfikësit për të nxjerrë të riun e identifikuar me inicialet M. Ç, ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e sotme në Durrës.

Policia njoftoi se, ky shtetas, 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

"Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje