TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 11:24

Kapet në Tiranë i shumëkërkuari nga Interpoli

Shkruar nga Pamfleti

Kapet në Tiranë i shumëkërkuari nga Interpoli

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për trafik droge në Itali.  Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Ermal Furriku, 38 vjeç.

"Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Potenza”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Perlat Rexhepi” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin E. F., 38 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje