TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 12:28

Infermieri tentoi t'i vrasë, kush janë nënë e bir që u përplasen me makinë në Vaun e Dejës

Shkruar nga Pamfleti
Infermieri tentoi t'i vrasë, kush janë nënë e bir
Të aksidentuarit Davë, Kristian Ndoja dhe autori Mersin Mlloja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një 38 vjeçar ka tentuar të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë teksa po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë, njësoj si autori, Mersin Mlloja. Duket se mes tyre ka pasur një konflikt. 

I arrestuar është Mersin Mlloja.

"Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Mersin Mlloja 38 vjeç banues në fshatin Kosmaç akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.   

 

infermieri makine perlasje nene bir vau i dejes

Lini një Përgjigje