TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 18:21

Arsyeja e ekzekutimit të Gentjan Bejtjas/ Klodiana Lala: Dinte shumë, ishte përfshirë në ngjarje të rënda

Shkruar nga Pamfleti

Arsyeja e ekzekutimit të Gentjan Bejtjas/ Klodiana Lala: Dinte shumë,

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për ekzekutimi e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja një ditë më parë, në Larushkë, ku ka zbuluar detaje edhe lidhur me arsyen se përse mund të jetë vrarë.

Gazetarja ndërsa ka treguar dinamikën e atentatit, tha se një arsye është se mund të jetë vrarë për “t’i mbyllur gojën” pasi ai dinte shumë.

“Bejtja disa herë ka rënë pre e atentateve. Kur iu bë atentat, Bejtja nuk foli për personat që i bënë atentatin. Bejtja mendoj se është vrarë për ato që ai dinte. Gentian Bejtja ka qenë polic burgu dhe nuk ka pasur probleme me ligjin. Por pas njohjes me Enver Stafukën, ai nisi të hyjë në botën e krimit. Kjo i solli probleme Bejtjas. Gentian Bejtja mund të kishte gisht në shumë ngjarje të rënda kriminale. Bejtja dyshohej si personazh që mund të jetë përfshirë në shumë ngjarje të rënda, në fajde etj”, deklaroi gazetarja Lala.

Gazetarja tregoi edhe detaje të tjera që lidhen me atentatin, ku tha se breshëria e plumbave ka qenë shumë e madhe.

“Shtëpia e tij ishte në një rrugicë qorre. Ai jeton në një vend, ku të gjithë janë të afërm me njëri-tjetrin. Ai ka qenë në banesën e babait të tij dhe kur ka shkuar tek banesa e tij është qëlluar. Makina me të cilën është kryer vrasja është vjedhur në Shkodër. Gentjan Bejtja kur ka parë dy personat e maskuar dhe me kallashnikov ka ikur me vrap, por se është ndjekur dhe është vrarë. Breshëria e plumbave ka qenë shumë e lartë. Para se të ndodhte atentati, zona nuk ka pasur drita dhe energjia është kthyer pas minuta pas ekzekutimit", ka treguar Lala në News 24.

gentjan bejtja klodiana lala

Lini një Përgjigje