TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 18:05

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Klodiana Lala zbulon detajet: Zona nuk kishte drita, dikush e tradhtoi

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Klodiana Lala zbulon detajet: Zona nuk kishte

Gazetarja Klodiana Lala duke treguar detaje lidhur me atentatin e një dite më parë ndaj ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, tha se ai ka qenë i mirëmenduar. Gazetarja ka treguar detaje nga dinamika e ngjarjes duke zbuluar edhe një detaj që ende po hetohet nga policia.

Gazetarja tha se para se të ndodhte atentati, zona ku qëndronte Bejtja nuk ka patur drita, dhe kjo ka ndikuar edhe në mosfunksionimin e kamerave të sigurisë.

“Makina e përdorur për atentatin, Landrover, rezulton me targa të vjedhura. Dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë zbritur nga makina. Gentjan Bejtja i ka parë dhe e ka kuptuar, ndaj dhe ka nisur të vrapojë. Ata e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur. Të dy autorët kanë hipur sërish në makinë dhe janë larguar. Nga 4 persona që kanë qenë pjesëmarrës në atentat, vetëm dy prej tyre kanë qëlluar”, ka treguar gazetarja.

Lala ndërkohë ka zbuluar edhe një detaj tjetër, për të ciln ka thënë se është duke u hetuar, faktin se lagjia ku u shënua atentati, nuk ka patur drita.

“Ajo që nuk është thënë deri tani, dhe ende po hetohet, është se në një pjesë të madhe të zonës e lagjes ku ndodhej Gentjan Bejtja nuk ka patur drita para se të ndodhte atentati. Kamerat e sigurisë nuk kanë qenë funksionale sepse kërkojnë kohë të rivihen në punë pas ikjes së dritave. Ndaj dhe shumë fragmente nga ngjarja nuk janë të regjistruara”, ka thënë Lala.

Ajo njëherësh tha se dyshohet që Bejtja është ‘tradhëtuar’ nga dikush, pasi ai kërkohej prej kohësh dhe nuk ishte kapur dot.

klodiana lala gentjan bejtja

Lini një Përgjigje