TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Mars 2024, 20:23

Blindohet Vlora, Policia dhe FNSH kontroll makinave luksoze me xhama të zinj

Shkruar nga Pamfleti

Blindohet Vlora, Policia dhe FNSH kontroll makinave luksoze me xhama të

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune. 

Në fokus të kontrolleve kanë qenë automjetet luksoze dhe me xhama të zinj, të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta.

Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim krahas sendeve të kundraligjshme edhe për posedim të lëndëve narkotike.

Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentet e identifikimit. Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet.

vlore fnsh policia

Lini një Përgjigje