TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2024, 10:38

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm,

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt përfitimit.

Në pranga është vënë N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë.

36-vjeçari u arrestua në flagrancë në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke transportuar me automjetin tip "Volkswagen", kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veiurt, nga Hani i Hotit, Shkodër, në drejtim të pikës së kalimit kufitar "Tre Urat", Përmet.

Ai kishte qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me klandestinët, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.

E. C. dyshohet se qarkullonte me automjetin tip "Toyota", për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasin N. N., për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë.

Lini një Përgjigje