TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2024, 19:36

Aksident i trefishtë në Tepelenë, humb jetën një person; plagosen 3 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë në Tepelenë, humb jetën një

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë ka humbur jetën një person.

Burime për mediat bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Tepelenë poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Nga aksidenti ka mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital.

Njëra makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë dhe është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.

Lini një Përgjigje