
Një tjetër automjet i blinduar është ndaluar në Shkodër, teksa shoferi qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Sipas policisë, shoferi i mjetit tip 'Audi' është Leonard Gjeka.
Gjeka njihet për arratisjen e tij në burgun e Melburnit në Australi disa vite më parë.
"Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi Leonard Gjeka, banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit", njofton policia.
Kujtojmë se më herët një tjetër mjet i blinduar u ndalua nga policia e Shkodrës, i cili i përkiste Safet Bajrit.
Lini një Përgjigje