TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2024, 20:19

Aksident tragjik në Tepelenë, humbin jetën 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Tepelenë, humbin jetën 4 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj ku kanë humbur jetën 4 persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku u përfshinë në aksident 3 automjete.

Mësohet se një prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjetet e tjera që po lëviznin në krahun e kundërt.

Fillimisht u raportua për një viktimë dhe pesë të plagosur, ndërsa tani bëhet me dije se numri i viktimave ka shkuar në 4, ndërsa të plagosur janë 2.

Këta të fundit janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, viktimat nuk janë identifikuar ende.

Siç shihet edhe nga pamjet, tre automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht nga përplasja.

Sipas raportimeve paraprake, disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin.

Dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit, që shkaktoi aksidentin ka qenë rrëshqitja në terren të lagësht, dhe shpejtësia mbi normën e lejuar.

"Tepelenë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

Aksident tragjik në Tepelenë, humbin jetën 4 personaAksident tragjik në Tepelenë, humbin jetën 4 persona

 

aksident tragjik tepelene 4 persona

Lini një Përgjigje