I arrestuar, 42-vjeçari Dervish Hasi kishte më shumë se një vit pjesë e stafit të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi i Tiranës.
Ai shkoi aty në momentet e para të hapjes së Repartit të Kardioligjisë dhe paralelisht ushtronte funksionin si mjek edhe në një spital privat në kryeqytet. Në mars të vitit 2023, Hasi ishte pjesë e ekipit të kardiokirurgëve të cilët realizuan me sukses një ndërhyrje komplekse në zemër në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Kolegët nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, por jashtë saj thonë se e njohin si një person jo problematik, me ata që punonte kishte marrëdhënie të mira. Disa kolegë e dinin që Hasi kishte disa gra, por nuk ishin në dijeni që në shtëpi mbante edhe një vajzë 14 vjeçe prej 2 vitesh, të cilën e prezantonte si gruan e katërt, por që abuzonte seksualisht me të.
Hasi shfaqej edhe mes tyre, një besimtar i devotshëm dhe praktikues i rregullt i fesë islame. Sillej korrekt, i qetë, serioz, jo shumë social, i ftohtë. Ndonjëherë me disa kolegë në pozicione më të ulëta kishte edhe sjellje arrogante. Një nga ata thotë se në shumë raste përshëndeste arabisht.
42-vjeçari frekuentonte thuajse çdo ditë xhaminë “Mahmut Vrapi” pranë Liqenit të Farkës, pasi ishte xhamia më e afërt me punën e tij në Sanatorium.
Burime nga rrethi i besimit të tij, thonë se pasi i vendosen tritol në makinë Hasi u largua nga zona e Kinostudios dhe prej kohësh jetonte me gratë e tij në një banesë të marrë me qira në zonën e Lundrës.
Me njërën prej 3 grave Hasi ka 3 fëmijë, një djalë 22 vjeç dhe 2 vajza, njëra 20 vjeçe dhe e vogla 17 vjeçe.
Lini një Përgjigje