TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2024, 12:51

E rëndë në Greqi, 17-vjeçarja shqiptare vetvritet pasi u nda nga i dashuri (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Greqi, 17-vjeçarja shqiptare vetvritet pasi u

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Greqi, ku një 17-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund jetës pas zhgënjimit nga partneri.

E reja jetonte në Rizari të Bashkisë Edessa, Greqi, teksa është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.

17-vjeçarja me origjinë shqiptare dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, u gjet e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.

Vajza është transportuar menjëherë në spitalin e Edessë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot.

Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës. Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

Policia po kryen hetimet paraprake për ngjarjen e rëndë. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal.

E rëndë në Greqi, 17-vjeçarja shqiptare vetvritet pasi u

Lini një Përgjigje