TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2024, 10:46

'Ule sëpatën'/ Kërcënoi se do vriste babain, RENEA neutralizon 35-vjeçarin në Shijak (Video)

Shkruar nga Pamfleti

'Ule sëpatën'/ Kërcënoi se do vriste babain, RENEA

Ky është momenti kur 35-vjeçari, Eduart Hoxha, në Maminas kërcënon babain e tij për ta vrarë me sëpatë dhe me thikë.

'Ule sëpatën'/ Kërcënoi se do vriste babain, RENEA

I riu kishte dhunuar të atin dhe më pas e kërcënonte për ta vrarë, policia që u informua për ngjarjen, shkoi menjëherë në adresën e dhënë.

Forcat RENEA nxorrën nga banesa të dhunuarin, ndërsa 35-vjeçari u mbyll brenda dhe kundërshtonte forcat e policisë.

Sipas burimeve nga policia sherri ka nisur se babai i tij i kishte thënë se përse nuk punon. Pastaj debati ka kaluar në sherr verbal e më pas në kanosje.
Burimet policore raportojnë se Hoxha mund të ketë probleme të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mendor pasi qante dhe ofendonte forcat e rendit.

 

eduart hoxha renea

Lini një Përgjigje