
Djegia e një makinë e zonën e Unazës së re është zbardhur ditën e sotme nga policia.
Mësohet se djegia e makinës së vajzës me iniciale Xh.T, fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale. Por pasi u kontrolluan kamerat, u zbulua se dy persona me inicialet F.T dhe M.S i kanë vënë zjarrin makinës, për motive të dobta.
"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Fire", nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Zbardhet dhe dokumentohet, me prova ligjore, djegia e një automjeti në zonën e Unazës së Re, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale. Shpallen në kërkim dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për një djegie automjeti të ndodhur më datë 04.01.2024, në rrugën "Astrit Losha", e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksdentale, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fire".
Në kuadër të tij u bë shpallja në kërkim e shtetasve F. T., 37 vjeç, dhe M. S., 27 vjeç, të dy banues në Maqedoninë e Veriut. Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 04.01.2024, në rrugën "Astrit Losha", për motive të dobëta, kanë djegur automjetin e shtetases Xh. T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje