TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2024, 12:06

Pjesë një grupi kriminal në Shkodër e Tiranë, Jaser Shabaj ishte ‘truri teknologjik’ i krijimit të minave me telekomandë

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë një grupi kriminal në Shkodër e Tiranë, Jaser

Jaser Shabaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ishte truri teknologjik i prodhimit të eksplozivëve në mënyrë artizanale. Bëhet me dije se i riu kishte njohuri të avancuara në IT, me të cilat kishte nisur prodhimin e eksplozivëve të telekomanduar.

2 vëllezërit përdornin disa shtëpi, pjesën më të madhe të marra me qira, të cilat i kishin kthyer në punishte të prodhimit të eksplozivëve dhe brenda tyre janë gjetur prova të shumta. Në Tiranë ata zotëronin 3 banesa, dy në Don Bosko dhe një në Liqenin e Thatë.

I arrestuari Jesar Shabaj ka mohuar të ketë lidhje me eksplozivët, por kundër tij ka shumë prova shkencore. Dyshimet e hetuesve janë se vëllezërit i prodhonin për t'i shitur tek një grup kriminal në Shkodër. Vëllezërit i montonin vetë minat dhe bashkonin eksplozivët me celularët.

 

Lini një Përgjigje