TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2024, 15:18

Mitraloz dhe granata dore, policia kap 'mat' 30 vjeçarin në Fier; i zbulojnë arsenal armësh në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Mitraloz dhe granata dore, policia kap 'mat' 30 vjeçarin

Policia e Fierit ka zbuluar detaje të tjera rreth armëve që iu sekuestruan 30-vjeçarit Vjoni Gjoka i cili u arrestua pasi iu gjetën 2 pistoleta në banesë dhe makinë. 

Mësohet se gjatë kontrolleve policia ka gjetur edhe një sasi të madhe municioni luftarak që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:  

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;
-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme; 
-1krëhër automatiku;
-2 bomba dore (granata difensive); 
-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm; 
-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;
-1 pistoletë gjurmëlënëse;
-2 radio si të Policisë;
-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;
-5 celularë;
-1 GPS. 

 

Lini një Përgjigje