
Një ditë pas arrestimit të mjekut Dervish Hasi, policia e Tiranës ka marrë në pyetje 16-vjeçaren.
Ajo ka mohuar të jetë shfrytëzuar për prostitucion, por ka pranuar marrëdhëniet seksuale me 42-vjeçarin, me pretendimin se ai është burri i saj.
16-vjeçarja është shprehur se çdo gjë ka qenë me dëshirën e saj pa u detyruar nga askush tjetër. Më tej e mitura ka shtuar se është e martuar më një hoxhë duke iu referuar edhe personit të arrestuar Dervish Hasi 42 vjeç.
Sa i përket akuzave për shfrytëzim prostitucioni deri në këtë fazë hetuesit nuk e kanë të qartë këtë pistë pasi edhe vetë e mitura e ka mohuar.
Gjatë këqyrjes së telefonit celular policia ka zbardhur një video intime mes Dervish Hasit dhe të miturës për të cilën ende nuk është verifikuar periudha kohore.
Deri më tani vepra penale për të cilën i është referuar Dervish Hasit është vetëm ajo e marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Dervish Hasi u arrestua një ditë më parë, deklaroi se e mitura është gruaja e tij e 4, e sipas tij për këtë fakt ishin në dijeni edhe 3 gratë e tjera të cilat i mbante në të njëjtën banesë.
Policia ka vijuar ditën e sotme marrjen në pyetje të 3 grave të Dervish Hasit si dhe familjarëve të të miturës.
Lini një Përgjigje