TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Janar 2024, 16:54

U kap në flagrancë me 250 mijë paund hashash, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Britani

Shkruar nga Pamfleti

U kap në flagrancë me 250 mijë paund hashash, arrestohet

Një 23-vjeçar shqiptar u kap në flagrancë duke u kujdesur për 505 bimë kanabisi, me një vlerë të mundshme prej 250,000 £ në një shtëpi në Angli.

Sipas mediave të huaja, i riu është identifikuar si Indrit Spata, i cili kishte disa vite që ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar.

Shtëpia ku i riu u gjet duke u ‘kujdesur’ për bimët, ishte izoluar mirë dhe kati i sipërm ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi “shumë të sofistikuar”.

I riu ndodhet tashmë në duar te autoriteteve dhe pritet që të dalë para gjykatës.

Në raportin për të, specifikohej se në momentin e arrestimit, i riu ka qenë i veshur me rroba të shtrenjta dhe syze të një firme të njohur.

Lini një Përgjigje