TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 12:09

U arrestua në ishujt Rosario në Kolumbi; kush ishte roli Almir Gjidiaj në Kartelin Ballkanik

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua në ishujt Rosario në Kolumbi; kush ishte roli Almir Gjidiaj
Almir Gjidiaj

Almir Gjidiaj, 33-vjeçari shqiptar që u arrestua në Kolumbi për trafik armësh, rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri. Në vitin 2011 është arrestuar bashkë me tre persona të tjerë në Tiranë.

Në dritaren e banesës ku qëndronin u vendos një sasi tritoli. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një çantë me rreth 5 kg kanabis. Në mesin e të arrestuarve në atë kohë ishte edhe Gjidiaj.

Policia tha në atë kohë se shpërthimi kishte të bënte me sasinë e drogës që u gjet në banesë. Dyshohej se mes autorëve dhe të arrestuarve kishte pasur një konflikt për sasinë e bimës narkotike e destinuar për shitje.

Ndërkohë Almir Gjidiaj ishte akomoduar në një hotel në ishujt Rosario kur u arrestua nga policia kolumbiane. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

33-vjeçari shqiptar, u arrestua me akuzën e trafikim të armëve.

Almir Gjidiaj, 33 vjeç, nga Tropoja, qëndronte në një hotel në ishujt Rosario kur policia ka ndërhyrë për ta arrestuar.

Ai ka tentuar që të arratiset por është kapur në oborrin e hotelit.

Pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol u zbulua se ai kërkohej nga Shqipëria. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Këto armë përdoreshin nga të ashtuquajturat mafia shqiptare, të lidhura drejtpërdrejtë me Kartelin Ballkanik, me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar.

Almir Gjidiaj rezulton në të njëjtin grup me te arrestuarin tjetër në gusht të vitit të shkuar Admir Tutaj i cili u ekstradua drejt vendit tonë. 

almir gjidiaj kolumbi

Lini një Përgjigje