TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 10:07

Pjesëtar i një organizate kriminale dhe trafik armësh, kapet në Kolumbi tropojani i shumëkërkuar nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Pjesëtar i një organizate kriminale dhe trafik armësh, kapet
Pamje nga arrestimi

Roli kryesor i 33-vjeçarit Almir Gjidiaj ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në qytetin e Kartagjenës në Kolumbi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 33-vjeçari nga Tropoja akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale të trafikimit të armëve.

Roli kryesor i 33-vjeçarit Almir Gjidiaj ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Bëhet me dije se po punohet me autoritetet kolumbiane për ekstradimin e tij në Shqipëri.

“Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i koduar “Kartagjena”, rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare.

Kapet nga Policia kolumbiane, në qytetin e Kartagjenës, 33-vjeçari nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës, nga Policia kolumbiane, shtetasi A. Gj., 33 vjeç, lindur në Tropojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit A. Gj., në Shqipëri”, njofton policia.

Pjesëtar i një organizate kriminale dhe trafik armësh, kapet

 

Lini një Përgjigje