
29-vjeçari Sildi Velaj i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi gjendja e tij është përkeqësuar.
I riu u plagos në ambientet e një karburanti në Orikum dhe ka marrë tre plumba në këmbë. Në momentin e ngjarjes, 29-vjeçari ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shokë. Autori Qerim Bello ka ardhur me makinë pranë karburantit dhe ka qëlluar 10 herë me armë drejt tij.
Nuk dihen ende shkaku i ngjarjes por dyshohet për një konflikt të mbartur për motive banale. Qerim Bello ndodhet ende në kërkim ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Lini një Përgjigje